Slogani në stadium që fyente grekët, mediat fqinje: Mbështetet nga vëllai i Edi Ramës

Mediat greke kanë vazhduar edhe sot të publikojnë dhe komentojnë parullën ksenofobe që u shpalos nga tifozët e Partizanit dje në shkallët e stadiumit: I grek më pak, 1 bastard më pak." Sipas tyre, pas saj nuk qendrojnë thjesht tifozët, por ata që financojnë çështjen çame dhe drejtojnë gishtin tek vëllai i kryeministrit shqiptar, Olsi Rama.  

"Tifozët e Partizanit mbanin një banderolë ku thuhej: Një grek më pak, një bastard më pak! - shkruan Protothema sot.-  Provokimet e shqiptarëve kanë kaluar çdo kufi vetëm disa orë pas vdekjes së 35-vjeçarit në Bularat. Siç shkruan faqja e lajmeve epiruspost.gr, në ndeshjen Partizani të Tiranës dhe Skënderbeu i Korçës, tifozët e Partizanit vendosën një banderolë në stadium me sloganin: “Një grek më pak, një bastard me pak”.

Sipas epiruspost,gr, kjo ndodhi nuk mund t’iu atribuohet tifozëve pasi Presidenti i Partizanit është financuesi kryesor i çamëve dhe njeriu që mbështet financiarisht propagandën, ndërsa drejtuesi i ekipit është Olsi Rama, vëllai i kryeministrit të Shqipërisë."