Besiktas mendon largimin e Kariusit, gati rikthimi tek Liverpooli

Pas 3 muajsh, duket se gjigantit turk Besiktasit i ka humbur durimi me portierin gjerman të Liverpoolit, Loris Karius.

Loris Karius mund të kthehet në Liverpool në janar, pasi Besiktasi është duke menduar ta anulojë para kohe marrëveshjen për huazimin e tij.

Edhe pse u dërgua në Turqi nga gjiganti anglez për ta rifituar besimin në vete pas një periudhe katastrofë në “Anfield”, portieri gjerman vazhdon të vuajë nga forma e dobët dhe gabime trashanike.

Si pasojë, Besiktasi e ka opsionin për ta blerë në tërësi Kariusin, tani dëshiron ta kthejë atë në Angli dhe ta blejë sulmuesin e të kuqve në kushte të njëjta.