Lopetegui, trajneri më jetëshkurtër që nga koha kur Perez drejton Realin

Julen Lopetegui është bërë trajneri me jetën më të shkurtër në historinë e Florentino Perezit, pasi thuhet se vendimi për shkarkimin e tij është marrë të shtunën 10 dite pas humbjes nga Levante.

Valderlei Luxemburgo e mbante rekordin pasi ishte shkarkuar vetëm pas katër muajve, duke u shkarkuar më 5 dhjetor 2005.

Jose Antoinio Camacho ishte 117 ditë, që ende mban rekordin për mbetjen më të vogël në krye të Real Madridit

Numrat e Luxemburgo gjatë sezonit 2005/06 nuk ishin të mirë, ai kishte vetëm 11 fitore në 19 ndeshje që u luajtën ën LaLiga Santander dhe në Ligën e Kampionëve.

Jose Ramon Lopez Caro, kishte vetëm 178 ditë pasi u largua braziliani.

Pas pushimit si president, Perez i besoj  punën Manuel Pellegrinit por kiliani u largua pas 358 ditëve dhe Jose Mourinho ishte i radhës, periudha e të cilit zgjati 1097 ditë.

Carlo Ancelotti ishte trajneri i radhës që qëndroi në Madrid për 698 ditë, duke fituar trofeun e 10 të Ligës së Kampionëve para se t’ia lëshoi vendin Rafa Benitezit.

Spanjolli ishte në bankinë për 215 ditë, duke ja lënë këtë rol Zinedine Zidane për 878 ditë.

Interesante është që për dallim nga të gjithë trajnerët e tjerë, vetëm Zidane është larguar nga Reali me dorëheqje, të tjerët janë shkarkuar.

Julen Lopetegui e drejtoi Real Madridin për 14 ndeshje, ku ka 6 fitore, 6 humbje kurse në dy të tjera barazoi.