FOTO/ Egërsohet moti në Itali, dhjetë të vdekur dhe dhjetra të plagosur

Ka arritur në 10 numri i të vdekurve prej motit të keq që ka pushtuar Italinë. Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë trupin e një gruaje të vdekur në Dimaro, në Val di Sole, ku është përmbytur përroi Meladrio.  Në Bolzano një pemë ka rënë nga era e fortë dhe ka shkaktuar edhe aty të vdekur.

Numri i të vdekurve ishte tetë deri në oën 8:)0 të së martës, por ka arritur në 10 në 9:30;  dhjetra vetë janë plagosur, ndër ta dhe disa zjarrfikës. Qytetarët në vështirësi kanë bërë gati 3500 thirrje për zjarrfikësit. Pemët e rëna ose gati në të rënë janë shkaku kryesor i incidenteve fatale.

Shpejtësia e erës ka kapur rekordin në Liguria, me maksimumin 180 km në orë matur në Marina di Loano, në zonën e Savonës.

Lumenjtë, në Veneto dhe Friuli, janë nën vëzhgim të rreptë. Po ashtu, alarmi është dhënë në Lombardi.

Kryetari i Mbrojtjes Civile, Andrea Biorreli, tha se Adige, Tagliamento, Brenta e Isonzo janë në situatë kritike dhe për këtë po shyqrtohet mundësia e hapjes së një tuneli të papërdorur për vite me radhë që të lejojë rrjedhjen e ujit në liqenin Garda.

Ky vendim do të merret në Komitet në orët e ardhshme.

Situata në provincën e Bellunos është gjithashtu shqetësuese. Ka rreth 110 mijë njerëz pa energji elektrike dhe ka rrëshkitje dherash.

Nata ka qënë e vështirë në Toska, në Trentino; probleme me qarkullimin hekurudhor ka pasur në Xhenova./SYRI.NET