Rezart Veleshnja tregon arsyen pse e fshiu foton e të dashurës

Pak ditë më parë Rezart Veleshnja, aktori që çdo herë qeshim me batutat e tij, prezantoi për herë të parë të dashurën duke postuar një foto me të ku shkruante:’Të dua zemra ime’.

Fotoja bëri menjëherë xhiron në media dhe në rrjete sociale, mirëpo pas 3 ditësh Rezarti e fshiu.

I ftuar në ‘Shiko kush luan’ aktori për herë të parë ka treguar arsyen pse mori këtë vendim.

’Foton e hodha thjesht për të dhënë lajmin.Pastaj unë kam hedhur shumë foto me femrat të tjera në Instagram dhe s’më ka dhembur.Atë e hoqa se si kur nuk po më pëlqente që po e ndaja me burra të tjerë që kam në Instagram.Atë që e dua e dua vetë’ u shpreh Rezarti.