Spalletti zhgënjen tifozët e Interit: Nuk jemi ende ekipi anti-Juve

Luciano Spalletti ka mendon se ekipi i tij luajti mirë vetëm në pjesën e parë. Icardi shënoi një dopjetë në “Olimpico” për fitoren e gjashtë radhazi në Serie A, duke ngjitur Interin në vend të dytë.

“Paraqitja e ekipit është gjëja më e rëndësishme. Kemi mundësinë të kontrollojmë ndeshjen siç e bëmë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën kemi humbur topin më shumë sesa duhet, duke lejuar Lazion të na shkaktonte probleme”, shprehet Spalletti për “Sky Sport Italia”.

“Prandaj them që nuk jemi anti-Juve. Luajtëm mirë në pjesën e parë, dhe kaq. Kjo është ambicia e Interit, të ketë mentalitetin dhe të kontrollojë ndeshjen në ‘Olimpico’ ndaj një ekipi cilësor”, përfundoi tekniku i zikaltërve pas fitores 0-3 në Romë me Lazion.