Raportimet e fundit/ Ja si është situata në Bularat

Gazetari Orgest Sako nga Gjirokastra gjatë një lidhje me Skype deklaroi për emisionin ‘Opinion’ se situata në fshatin Bularat është e qetë, ndërsa familja e viktimës është shfaqur tepër e irritur.

Sako tha se mediat greke kanë arritur të futen në shtëpinë e viktimës dhe të kontaktojnë me prindërit.

Gazetari tha se familjarët kanë kërkuar një ekspertizë të huaj nga Greqia për të kqyrur trupin e viktimës dhe për të hetuar shkaqet e ngjarjes.

Sipas gazetarit, viktima është njohur në fshat si një njeri i qetë dhe i komunikueshëm me banorët.