Manchester City ngjitet në krye të Premierligës

Manchester City ka marrë një fitore të rëndësishme sonte kundër Tottenhamit, duke e mundur atë 1-0, një rezultat që e dërgon Cityn në vendin e parë më 26 pikë, sa ka edhe Liverpooli, por Reds kanë golavarazh më të mirë.

Manchester City ka fituar sot edhe në “Wembley”, pavarësisht një fushe shumë të dobët, ku para disa ditësh u zhvilluan ndeshje të Rugby tek ajo.

Megjithatë, fillimi i pjesës së parë dhe pjesa e parë në tërësi i takoi Manchester Cityt, të cilët kaluan shumë herët në epërsi, në minutën e gjashtë me një gol të Mahrez.

City e kontrolloi më shumë pjesën e parë dhe disa herë ishte afër për të shënuar, por Tottenham kishte disa raste, por që nuk arriti ti konkretizojë.

Pjesa e dytë ishte tërësisht e Tottenhamit. Ata sulmuan dhe mundësinë më ideale për të barazuar e patën në minutën e 77-të, por Lamela e goditi topin jashtë portës edhe pse kishte shumë mundësi për të vepruar ndryshe.

Pavarësisht presionit dhe shumë shanseve, City u mbrojt dhe mori tri pikë të rëndësishme në Manchester, tri pikë që e risjellin atë në vendin e parë në Premier Ligë.