Idrizi: Vrasja në Bularat, jo kronikë e zezë, por ngjarje politike

I ftuar në emisionin ‘Open’ me gazetaren Eni Vasili në Top Channel, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi u shpreh se vrasja e Konstandinos Kaçifas nuk duhet parë si një ngjarje e kronikës së zezë sepse është një ngjarje politike, që sipas tij ishte e paralajmëruar.

‘Kemi rreth një orë që diskutojmë dhe na duket sikur kjo është një ngjarje e kronikës së zezë.

Nuk është një ngjarje e kronikës së zezë. është një ngjarje politike e paralajmëruar.

Ai është një person me precedentë penale dhe nuk e mohon që ka mlidhje me organizatën ‘MAVI’’, u shpreh Idrizi.