Irritohet Robert Aliaj, 'ikën' nga Dance With Me

Ai njihet për protagonizmin e tij dhe tipin kontravers që e tregon në çdo moment

Robert Aliaj tashmë prej 6 vitesh është anëtarë i jurisë në spektaklin e kërcimit 'Dance With Me'.

Natën e sotme gjatë një debati të vogël më çiftin konkurues Rashel dhe Seldi ai nuk ka komentuar performancën, por është marrë me situatën pas perfundimit të saj.

Roberti u shpreh se:  “Në spektaklet shqiptare humori dhe niveli i banalitetit ka arritur kulmin dhe kjo nuk është aspak normale, sepse nuk mund të prishej një moment i atillë valsi me banalitetet çfarëdo lloji”.

Ai nuk ka pranuar të qëndrojë më, duke u larguar por është rikthyer pas disa minutash dhe në një bisedë me Rashelin tha, se nuk e kishte me performancën e saj, sepse ishte shumë mirë, por situatën e krijuar.

Ka qenë Alketa e cila ka mbrojtur Rashelin dhe gjithë sakrificën e saj në atë program edhe pse në një moshë shumë të re.