VIDEO/ Interi ia merr dorën Lazios, sërish i shënon tre gola në ‘Olimpico’

Në “Olimpico” u luajt ndeshja e vlefshme për javën e 10-të të Serie A mes Lazios dhe Interit, njofton Syri.net.

Ashtu si në sezonin e kaluar, edhe këtë mbrëmje zikaltrit fituan, duke shënuar 3 herë në portën e Strakoshës.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0 për zikaltrit. Kapiteni Mauro Icardi realizon në minutën e 28-të për të zhbllokuar shifrat, ndërsa Brozovic në të 41’ i jep sigurinë ekipit të
Spallettit.

Në pjesën e dytë, kapiteni mendon për trefishimin e shifrave. Icardi me një gjuajtje të saktë brenda zone, mposht për herë të tretë Strakoshën.

Me shifrat 3-0 mbyllet ky takim, me Interin që vijon formën e mirë, duke u ngjitur i dyti bashkë me Napolin në ndjekje të Juventusit.