Fjoralba Ponari zbulon detaje për emisionin më të ri që do drejtojë

Fjoralba Ponari ka qenë në qendër të vëmendjes për lëvizjet e saj brenda Top Medias.

Për të gjithë fansat e saj, që kanë kureshtje, se kur do e rishikojnë bionden simpatike në ekran, ajo ka zbuluar disa detaje për emisionin më të ri. Ndër të tjera ajo ka zbuluar se programi do të marrë kohë deri në janar për t’u prezantuar për të gjithë ndjekësit.

“Për të përmbushur gjithë ato kritere e pritshmëri që kemi për programin, është vendosur që të startojmë përfundimisht në janar. Do jetë nam”, është shprehur Fjoralba.

Fëmijë, showbiz nga ai i sikletshmi, lojëra mes personazheve, po edhe pak muzikë e do njeriu në fundjavë. Pak nga të gjitha me një fjalë”, ka vijuar ajo, duke dhënë dritë për një sërë detajesh nga emisioni më i ri.