Plas 'lufta' brenda në Tv Klan! Rudina Magjistari përplaset keq me Ermal Mamaqin

Pak javë më parë ka qenë i ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit këngëtari Robert Berisha, i cili ka plasur një deklaratë befasuese për raportin e tij me gruan e vëllait të tij Tunën.

Ata tashmë kanë një marrëdhënie aspak të mirë. Por tashmë Tuna ka bërë një kundërpërgjigje nga emisioni I Ermal Mamaqit.

'Asnjëherë në jetën time. E kam lënë ‘hold on’ ndër minimumi 10 vite të karrierës sime dhe ashtu do ta lë dhe nja 10 vite të tjera, apo edhe 20 vite sa jam gjallë. Sepse jam e bindur që do t’i vinte shumë e mirë, që të isha unë mysafire në emisionin e saj dhe t’i jepja ekskluzivitetet e jetës time, se sa ca….të parëndësishëm", është shprehur Tuna nga emisioni i Mamaqit.

Por Rudina Magjistari nuk e ka lënë me kaq, madje ajo i është hakërryer dhe Ermal Mamaqit.

'Hej Tune darling po hakmerresh, se po bëj punën time dhe ftoj në program një këngëtarë, që për rastësi është dhe kunati yt dhe që se detyron njeri të thotë atë që do?! Se s’di të më ketë ndodhur gjë tjetër me ty në jetë. Sa shumë urrejtje paske në shpirt! Keq më vjen për ato, që  të kanë afër, sa për programin kam, s’kam simpati personale, ne i ftojmë të gjithë. Këtë punë bëjnë çdo ditë prej 10 vjetësh. Kështu ti e kupton se ç’vend zë ti në këtë gjithë histori, ku prej vitesh showbizi shqiptar ka nxjerrë me dhjetëra yje, ke qejf t’i shohësh me talent, kulturë dhe klas. Hajt me shnet!P.s Ermal e do dhe ti një?’ ka shkruar Rudina në postimin e saj.