Bixhoz me dashurinë/ Anika gjen Mahin, Zvetlana tronditet nga Kali, ja ç’do ndodhë nesër

Shivai prezanton Anikën para mediave si bashkëshorten e tij. Pinki mendon se Anika po e largon atë nga Shivai dhe vendos t’i ndajë. Shivai dhe Anika e konsumojnë ushqimin në dhomë. Pinki nuk mund ta besojë dot që Shivai po thyen traditat pasi ai nuk ha kurrë në dhomë.

Shivai ushqen Anikën. Ajo përlotet dhe thotë se askush nuk është kujdesur për të në fëmijëri dhe ka fjetur pa ngrënë. Shivai i thotë se çdokush ka nevojë për një partner. Shakti i kërkon dikujt të gjejë ku është Kamini.

Në mëngjes Anika niset për diku. Shivai e pyet ku po shkon por ajo nuk ja tregon. Pinki thërret priftin dhe i thotë që për ditëlindjen e Shivait do mbajnë ritualin. Prifti kërkon mbiemrin e Anikës pasi sipas traditave duhet mbiemri i nuses.

Shakti i thotë se do e mësojnë. Anika vihet në kërkim të Mahit. Pinki insiston që Shivai t’i tregojë mbiemrin e Anikës. Ai i thotë të pyesë Anikën kur të vijë. Pinki vazhdon ta pyesë dhe Shivai nxehet. Pinki vendos të pyesë Sahilin por Shivai nuk e lejon.

Ndërkohë Kali Takur i thotë Omit se ka bërë ujdi për 1200 krorë. Om i thotë se po gënjen. Texh vjen dhe konfirmon që ai dhe Kali kanë bërë ujdi. Xhanvi i thotë Omit se Texh e ka bërë këtë ujdi që t’i japë asaj divorcin pasi ajo i kërkoi 2000 krorë.

Zvetlana dëgjon për Kalin dhe mezi pret të njihet me të. Om është shumë i mërzitur dhe thyen xhamin e dritares. Ai i tregon Çulbulit çfarë ndodhi me Texhin dhe Kalin. Om ja vë fajin Gorit dhe thotë se për shkak të asaj vajze Kali ka ardhur të hakmerret.

Çulbul qan duke kujtuar fjalët e Omit. Lexo më shumë në revistawho.com.Kali dhe Texh nënshkruajnë marrëveshjen. Çulbul sjell pijet. Kali i thotë Texhit se ka ardhur në Mumbai për të marrë diçka të çmuar. Çulbulit i bie tabakaja nga duart.

Kali i kap dorën Çulbulit dhe i thotë se duket si vajzë. Çulbul pastron vendin dhe ikën duke qarë. Në shtëpi fillon festa që ka organizuar Texh. Zvetlana kishte vendosur të shpallte datën e martesës në festë por ndryshon mendje kur dëgjon shumën e majme që ka fituar Texh.

Texh e prezanton Zvetlanën me Kalin. Ajo tronditet kur sheh Kalin dhe kujton momentet e tyre bashkë. Kali i thotë Zbetlanës se duket e njohur./revistawho