FOTO/ Me barkun jashtë dhe minifund, si dukej Floriana Garo vite më parë

Prej disa kohësh është larguar nga ekrani, por moderatorja e njohur Floriana Garo qëndron në komunikim me fansat e saj nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ajo është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku ndan me ndjekësit e saj foto nga përditshmëria.

E teksa na ndajnë vetëm nga “Halloween”, Floriana ka vendosur që sot të postojë disa foto nga vitet e kaluara me transformimet e saj për këtë festë.

Floriana në një fotografi shfaqet si gruaja mace, e veshur me minifund dhe bluzë të shkurtër me dizajn leopardi dhe me një paruke të verdhë.

Ndërkohë në fotot e tjera moderatorja shfaqet si princeshë mongoliane, si geisha dhe si Kleopatra.

Floriana aktualisht jeton në Zvicër së bashku me bashkëshortin dhe vajzën e vogël, Adia.