FOTO/ ‘Rama nuk mbron dot as veten as ministrat’

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme në lidhje me deklarata e Edi Ramës.

Duke shkruar në faqen e tij në Facebook, Basha thotë se qeverisa e Ramës me krimin dhe blerja e votave me ta është e provuar.

Sipas kreut të opozitës Rama nuk mbron dot as veten e as ministrat e tij.

Deklarata e plotë e kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Bashkëqeverisja e Ramës me krimin është fakt.

Bashkëpunimi me krimin për blerje votash është i provuar.

Rama nuk asnjë shans të mbrojë as veten e as ministrat, ish ministrat, deputetët e kryebashkiakët kriminelë nga përballja me drejtësinë e vërtetë.

Nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të flasë përçart, duke sulmuar me gjuhë banditi ish kryeministrin, me shpresën e kotë se mund ta zhvendosë sadopak vëmendjen e mund të fitojë pak kohë për të mbyllur skandalin e radhës.

Turpi kombëtar ka emrin dhe fytyrën e tij!