Përfundon ndeshja Shqipëri – Azerbajxhan, ja rezultati surprizë!

Shqipëria U-17 e ka mbyllur me fitore sfidën e fundit të Grupit 8 eliminator të Europianit.

Të besuarit e Mustedanagiç fituan me rezultatin 1-0 në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena” kundër Azerbajxhanit U-17.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Mitaj i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Një përballje ku nuk mungoi tensioni, teksa në fundit e ndeshjes u ndëshkuan me karton të kuq 3 lojtarë azerbajxhanas duke e mbyllur sfidën me 8 lojtarë.

Me fitoren e sotme, Kombëtarja U-17 e mbylli grupin në vendin e 3-të në kuotën e 3 pikëve.