‘Kjo është lumturia ime’ këngëtari i njohur pranon publikisht që është gej

Fituesi i njohur i ‘Amici’ një show me talente i zhvilluar në Itali, ka pranuar për herë të parë në një interviste ekskluzive që është homoseksual.

I ftuar në emisionin ‘Domenica 5’, Marco Carta ka rrëfyer se puthjen e parë ja ka dhënë shokut të klasës dhe ka vendosur ta rrëëfej këtë sekret,për të qënë më i lumtur.

’Për shumë vitesh nuk kam qënë i lirë sepse nuk mund  ta shprehja dashurinë time.Nuk mund të shtrëngoja dorën e tij gjatë një filmi në kinema.Këto janë gjëra që ne i bëjmë që 16 vjeç,por unë nuk i kam bërë,por i bëj tani që jam 33-vjeç dhe do ti bëj sigurisht.Kjo është rruga ime tani nuk ka kthim mbrapa se kjo është lumturia ime.Jam shumë i lumtur dhe ndihem 30 kg më pak’- është shprehur këngëtari.