VIDEO/ Penallti për Shqipërinë, shikoni çfarë bën talenti kuqezi përballë Azerbajxhanit

Është duke u luajtur në “Elbasan Arena” sfida e fundit e Grupit 8 të eliminatoreve të Europianit mes Shqipërisë U-17 dhe Azerbajxhanit U-17.

Një minutë para fundit të pjesës së parë të besuarit e Mustedanagiç kaluan në avantazh 1-0 pasi Mitaj  u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Në minutën e 33′ Azerbajxhani mbeti me 10 lojtarë pasi Shikhamirov ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë.

Të dy skuadrat ndodhen në kuotën e 0 pikëve dhe do të kërkojnë ta mbyllin me fitore.