FOTO/ Fotoja më e bukur për ‘Halloween’, ka protagoniste vogëlushen e Zajminës

Nëntë muaj më parë, këngëtarja e njohur Zajmina Vasjari, u bë nënë për herë të parë.

Ajo solli në jetë vogëlushen Khloe, me të cilën ndan shpesh foto dhe video të ndryshme në profilin e saj në Instagram.

Ditën e sotme vogëlushja Khloe mbush plot 9- muajshe  dhe si çdo muaj Zajmina ka ndarë me ndjekësit  një foto shumë të ëmbël të vogëlushes, e cila këtë herë shfaqet me një kostum Halloween-i.

’Halloween-i i parë ‘ ka shkruar Zajmina krahas fotos të së bijës të cilën e ka veshur si një brirësh dhe me nje fustan tyli ngjyrë rozë.