Pas Contes, Reali në janar do të transferojë këta dy super lojtarë

Agjentët e Antonio Contes do të takohen sot me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez.

Pas humbjes poshtëruese të së dielës kundër Barcelonës, trajneri Julen Lopetegui mund të shkarkohet në orët e ardhshme.

"Tuttomercatoweb" shkruan se vendimi tashmë është marrë dhe ish-trajneri italian i Chelseat është i përzgjedhurui i Perez për drejtimin e Realit.

Agjentët e Contes thuhet se do të kërkojnë që marrëveshja të jetë dy-vjeçare me mundësi të zgjatjes edhe për një vit tjetër.

Gjithashtu është përmendur tema e Eden Hazardit dhe sjelljes së tij në kryeqytetin spanjoll të Madridit.

Është sugjeruar që një marrëveshje e tillë mund të arrihet gjatë merkatos së janarit, me sulmuesin e Olympique Lyonit, Nabil Fekir.