Merkel trondit valutën europiane, euro bie në nivelin më të ulët në 2 muaj

Lajmi i kancelares gjermane, Ankela Merkel, se mund të mos kandidojë për një mandat tjetër në krye të partisë së saj Demokristiane në dhjetor ka ‘tronditur’ edhe valutën e përbashkët europiane, sipas ‘Bloomberg’. Pas kësaj, euro regjistroi nivelin më të ulët në dy muaj.

Merkel mund të largohet nga posti i udhëheqëses së partisë së saj pas gati dy dekadash. Euro ra me 0.4 për qind për të prekur nivelin më të ulët të ditës në 1.1361 dollarë, ndërsa yield-et e Gjermanisë u rritën me 0.36 për qind.

Sipas ‘Bloomberg’, monedha e përbashkët u ndikua pas një raporti të DPA, e cila duke cituar burime të paidentifikuara të CDU, tha se Merkel dëshiron të qëndrojë në postin e kancelares.

Ndërkohë, pas këtij vendimi Merkel mund të synojë vitin e ardhshëm që të jetë në krye të Komisionit Europian, i cili drejtohet aktualisht nga Jean-Claude Juncker.