Moti i keq, Lazio – Inter mund të shtyhet!

Një stuhi e fuqishme ka “pushtuar” kryeqytetin e Italisë dhe mund të bëhet shkak për anulimin e ndeshjes ndërmjet Lazios dhe Interit e cila është planifikuar për tu luajtur sot në orën 20:30.

Roma ka mbyllur shkollat gjatë ditës së sotme dhe për momentin po diskutohet nëse derbi i javës së 10-të të Serie A do të shtyhet ose jo.

Prefektura dhe Samiti i mbrojtjes janë në takim dhe në vazhdim pritet një vendim përfundimtar në lidhje me ndeshjen që pritet të zhvillohet në “Olimpico”.