VIDEO/ Rama e akuzoi, Ademi i zbulon mashtrimin: Ja ku më falenderoni për 'bashkëpunim të shkëlqyer'

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi e ka nxjerrë nxjerrë zbuluar mashtrimin e kreut të qeverisë në akuzat e fundit drejtuar ndaj saj si "kampionia që refuzon çdo lloj bashkëpunimi"me qeverinë. Ademi ka publikuar sot një email nga koordinatorët e qeverisë, të cilët e falenderojnë për "bashkëpunimin e shkëlqyer" që kanë pasur për zgjidhjen e ankesave të qytetarëve!

Ademi theksoi se nuk ka ndodnjë detyrim ligjor ndaj bashkive t’i përgjigjen portalit qeveritar, por “bashkëpunimi është detyrim për të gjithë institucionet. Ndaj, lidhur me deklaratën e kryeministrit, - theksoi Ademi, - përgjigja është e thjeshtë:  Është mashtrimi i radhës! Aq më shumë për bashkinë e Shkodrës , s’e beson asnjeri! Unë do të jem konkrete: Mund t’ju lexoj një email që ka ardhur në institucionin tonë lidhur me punën që zhvillon bashkia e Shkodrës në përgjigje të çdo kërkese apo ankese që bëjnë qytetarët edhe në një platformë qeveritaritare sikurse është Platforma për Bashkëqeverisjen.” Ademi e theksoi sërish se “Bashkia e Shkodrës i përgjigjet me korrektësi çdo kërkese dhe çdo ankese. “

RAMA: KAMPIONE, BASHKIA E SHKODRES, QE REFUZON ÇDO LLOJ BASHKëPUNIMI

Të mërkurën e 24 tetorit 2018, Kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin javor me koordinatorët e Platformës së Bashkëqeverisjes dhe njerëz të zakonshëm. Ndër të tjera Rama sulmoi bashkinë e Shkodrës drejtuar nga demokratja Voltana Ademi:

"Kemi vështirësi specifike me pushtetin vendor. Për fat të keq, në një sërë bashkish ka një refuzim për të marrë ankesat. Kampione është Bashkia e Shkodrës që refuzon çdo lloj bashkëpunimi. Bashkitë e tjera, po ashtu. Megjithatë, ne vazhdojmë përpiqemi edhe me bashkitë. Më vjen shumë keq në rastet kur koordinatorët detyrohen që të dorëzohen, pasi njësitë vendore në disa raste janë komplet indiferente. E konsiderojnë Platformën si instrument të palës kundërshtare, ndërkohë që ne mund ta themi me krenari që në Platformë nuk kërkojmë as fenë, as partinë, as idetë e ndryshme."

REAGIMI I PLOTE I VOLTANA ADEMIT, ME VIDEO: