VIDEO/ 'Nuk e dua më jetën pa shpirtin tim!' Nëna e minoritarit 35-vjeçar flet për mediat greke

"Mendja e saj nuk mund të përballet ende me të vërtetën e tmerrshme dhe përmasat e tragjedisë që ka goditur vatrën e saj. Nëna e Konstandinos Kaçifas, minoritarit që mbeti i vdekur dje nga plumbat e forcave RENEA nuk ka më fjalë". - Kështu shkruan sot, media greke Protothema lidhur me vrasjen e një 35-vjeçari nga miniroteti grek dje në Bularat të Gjirokastrës, në përballje me Policinë shqiptare.

"Në një gjendje të tronditur për vdekjen e djalit të të saj 35-vjeçar, nëna tha në emisionin “Kalimera Elada”: "Pse duhej ta vrisnin djalin tim? Ai ishte aq i gëzuar që të dekoronte shkollonë më 28 tetor për të nderuar heronjtë. Shqiptarët nuk i duan minoritarët”, përsëriti nëna.

“Nuk e dua më jetën pa fëmijën tim, pa shpirtin tim”, tha gruaja duke qarë teksa mbylli linjën telefonike, pa mundur të vazhdonte më.

Dy motrat e Konstandinit që jetojnë në Athinë, shkuan në fshatin e tyre gjatë natën për të qëndruar pranë nënës. Kujtojmë se dje, nëna e 35-vjeçarit që nuk kishte asnjë ide se çfarë po ndodhet, pa Policinë e armatosur që po i bastiste shtëpinë. Fqinjët shpjeguan se edhe gruaja u godit nga policët kur u gjend përballë tyre," përfundon Protothema./SYRI.NET