VIDEO/ Dalin pamjet para se të rrëzohej helikopteri i presidentit të Leicesterit

Klubi i Leicesterit është në zi pas vdekjes së presidentit Vichai Srivaddhanaprabha helikopteri i të cilit u rrëzua në afërsi të stadiumit të Leicester Cityt, ‘King Poëer Stadium’.

Sipas raportimeve në bordin e mjetit kishin qenë 2 pilotet, pronari i klubit së bashku me vajzën e tij dhe 1 person i 5-të i paidentifikuar.

Në përfundim të ndeshjen Leicester-Ëest Ham helikopteri u ngrit nga fusha e stadiumit, por që më pas përfundoi në tragjedi.

Sipas pamjeve filmike, gjatë një emisioni  që zhvillohej në ambientet e stadiumit të “dhelprave” helikopteri duket në gjendje të mirë.

Shikoni momentet e fundit të helikopterit.