FOTO/ Flakët ‘pushtojnë’ qytetin pas shpërthimit në depon e naftës

Një zjarr masiv përfshiu një depo të naftës në Zonën e Re të Binhai të qytetit Tianjin, thanë autoritetet lokale sipas platformës shtetërore të lajmeve  në Kinë CGTN. Zjarri masiv shpërtheu pak para orës lokale 18:00. Mendohet se objekti në të cilën shpërtheu zjarri të jëtë përdorur si depo për ruajtjen e vajrave lubrifikues, ndërsa flakët gjigande janë përhapur pas shpërthimit të lëndëve të shumta kimike të gjetura brenda depos.

Zjarrfikësit kanë arritur shpejt në skenën e zjarrit dhe ende nuk janë raportuar viktima. Tianjin është një zonë urbane në Kinën veriore me një popullsi totale prej 15.469.500, duke e bërë atë një nga qytetet më të mëdha të botës. Për sa i përket popullsisë, Tianjin është qyteti më i madhi në Kinë, pas Shangait, Pekinit dhe Guangzhou.

Ajo njihet si një qendër e madhe për industrinë petrokimike, të tekstileve, prodhimit të makinave, industrive mekanike dhe përpunimit të metaleve.