Ja çfarë pritet të ndodhë ditën e sotme

Ja çfarë pritet të ndodhë sot në axhenden ndërkombëtare me takime zyrtare dhe jo vetëm…

UELLINGTON – Dita e dytë e vizitës në Zelandë të Re e princit Harry dhe të bashkëshortes së tij.

BALI (Indonezi) – Zhvillohet konferenca ndërkombëtare “Our Ocean 2018”, për mbrojtjen e oqeaneve.

STAMBOLL – Hapet aeroporti i ri gjigant i Stambollit, që synon të jetë më i madhi në botë sipas presidentit Recep Tayyip Erdogan.

BERLIN – Reagim i Angela Merkel pas zgjedhjeve në Hese që ka dobësuar edhe më shumë qeverinë e saj.

LONDËR – Britania e Madhe prezanton buxhetin e saj të ri.

GRAZ (Austri) – Mbledhje e ministrave të Transporteve të BE-së.

FIRENCE – Përkujtohet 500 vjetori i vdekjes së Leonardo da Vinçi.

ESKUIPULA – Një karvan me migrantë rrugës për në SHBA. /Ata.gov.al/