Super lojtari refuzon rinovimin e kontratës me Juventusin

Mbrojtësi i krahut të majtë i Juventusit, Alex Sandro, ka kontratë me italianët deri në qershor të vitit 2020, dhe lojtari nuk ka pranuar që të rinovojë me “Zonjën e Vjetër”

Sandro është një lojtar mjaft i rëndësishëm për Massimiliano Allegrin, ku deri më tani ka bërë 13 paraqitje si titullar madje dy ndeshjet e fundit është cilësuar si lojtari më i mirë.

“Zonja e Vjetër” pagoi rreth 26 milionë euro për ta sjellë atë nga Porto, dhe tani është duke marrë oferta të mëdha për shërbimet e brazilianit.

Alex Sandro thuhet se e ka refuzuar vazhdimin e kontratës, pasi kërkon kohë që të mendoj për të ardhmen e tij.

Kujtojmë që për Alex Sandro interesohen klube të mëdha si: Paris Saint-Germaini apo Manchester City.