E hënë, priten rrebeshe shiu përgjatë Ultësirës Perëndimore

Fillimi i javës, 29 tetor: Moti do të jetë me alternime kthjellimesh vranësira mesatare deri të dendura me rreshje shiu përgjatë ultësirës Perëndimore në formën e rrebesheve. Era do të jetë e vrullshme me drejtim Jugperëndim (SW)  me shpejtësi  10 -20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të  jetë i forcës 4-5  lartësi  vale 1,5 deri në 2,0 metër  në det  të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat min dhe max 
Zonat  malore         11/24°C 
Zonat e  ulëta          13/28°C
Zonat  bregdetare   16/28°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari