Bie nga lartësia minatori, përfundon në spital

Një tjetër minator është aksidentuar në punë.

Ngjarja ka ndodhur në Bulqizë, pasi S. F., vjeç 55, banues në Bulqizë, punëtor miniere, duke punuar në galeri, ka rrëshqitur nga një lartësi rreth 2.2 m dhe ka marrë dëmtime në kokë, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë.

Mësohet se minatori i aksidentuar është jashtë rrezikut për jetën.

Komisariati i Policisë Bulqizë

Më datë 28. 10. 2018, në urgjencën e spitalit Bulqizë, është paraqitur shtetasi S. F., vjeç 55, banues në Bulqizë, punëtor miniere, duke punuar në galeri, ka rrëshqitur nga një lartësi rreth 2.2 m dhe ka marrë dëmtime në kokë, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, si ngjarje aksidentale.