VIDEO/ Napoli shpëton në fund me Romën, Ancelotti zëvendëson Hysajn

Ka përfunduar kryendeshja e javës së 10-të në kampionatin italian, ajo midis Napolit dhe Romës.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Ancelotti ka arritur të marrë një pikë me shumë vuajtje në “Sao Paolo”.

Goli i parë në këtë ndeshje u shënua nga romanistët me autor Stefan El Shaarawi.

Napolit ishte ai që vazhdoi dominimin gjatë gjithë ndeshjes dhe në minutën e 90-të arriti të gjejë golin e barazimit me Mertens.

Në këtë sfidë, që nga minuta e parë ka startuar dhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili nuk e luajti të plotë këtë 90 minutësh.

Hysaj është larguar nga fusha në minutën e 70-të duke i lënë vendin Malkuit.