Pique tallet me Realin: ‘Manita’ na është bërë traditë

Gerard Pique ka thënë se “Manita” është traditë te Barcelona, pas fitores 5-1 ndaj Real Madridit.

“Manita tani është bërë traditë për ne”, ka thënë mbrojtësi spanjoll.

“Ne nuk duhet të bëjmë gabime, edhe pse jemi shtatë pikë para tyre. Duhet të fokusohemi në ndeshjet e radhës, pasi një gabim i vogël, mund t’i sjellë ata në garë për titull. Real Madridi është një klub i madh me lojtarë fantastik, por ne ishim sonte në nivel tjetër”, ka thënë më tej Pique.