Greqia kërkon sqarime për vrasjen, Rama: Të paktën na falenderoni

Pas incidentit të ndodhur sot në Bularat të Gjirokastrës, ku RENEA vrau 35 vjeçarin grek Kostandinos Kaçifas, kanë reaguar dhe dy kryeministrat, ai i Greqisë Aleksis Tcipras dhe ai i Shqipërisë Edi Rama.

Kreu i qeverisë greke e ka cilësuar të papranueshme vrasjen e 35 vjeçarit, ndërsa shkruan se kërkon sqarime nga qeveria shqiptare.

‘Vrasja është e papranueshme, kërkojmë sqarime nga qeveria shqiptare’, shkruan Tcipras.

Ndërkohë në anën tjetër Rama i fton grekët që të luten në zot, duke e cilësuar këtë vrasje si të pranueshme.

‘Fqinj të dashur! Në vend ta quani të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri që qëlloi me plumba luftarakë mbi policinë tonë, e cila bëri vetëm detyrën e saj, bashkohuni me ne në falenderimin e Zotit që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi sot nga marrëzia ekstremiste????????????????????’, shkruan Rama.