FOTO/ Notat e lojtarëve Barça-Real. Super Luiz Suarez

U luajt në “Camp Nou” supersfida mes Barcelonës dhe Real Madridit, shkruan Syri.net.

Katalanasit triumfuan me rezultatin e thellë 5-1, duke regjistruar “Manitën” e famshme ndaj rivalit historik.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 2-0 të katalanasve, të cilët shënuan me Coutinhon (11’) dhe Suarez me penallti (30).

Reali e nis mirë pjesën e dytë, me Marcelon i cili shkurton diferencën e golave në të 50’.

Por Barça nuk ndalet dhe është sërish Suarez i cili në minutën e 75-të shënon golin e tretë dhe të dytin personal.

Përsëri është sulmuesi uruguaian që ndëshkon Realin në të 83’, duke shënuar golin e katërt për Barcelonën dhe tripletën e tij.

Rezultatin final 5-1 e vulos Vidal me një gjuajtje me kokë.

Pa diskutim që më i miri i “El Clasicos” ishte Luiz Suarez, i cili u vlerësua me notën 9.6.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni notat e lojtarëve të Barça-Real.