", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

FOTO/ Zyrtarisht në luftë, Ermali i kthen përgjigjje Rudinës: Njerëz të shtirur...

Nëse prej disa kohësh, Rudina Magjistari dhe Ermal Mamaqi kanë luftuar njëri-tjetrin në heshtje, ditën e sotme gjithçka u bë e ditur edhe në sytë e publikut. 

Rudina Magjistari vendosi t’i përgjigjej jo vetëm Tunës, por edhe moderatorit Ermal Mamaqi duke e kërcënuar nëse duhet t’i qëndiste edhe atij një shkrim ku t’i tregonte rezervat që ka në lidhje me të.

Marredhënia e tendosur mes tyre është kuptuar që kurse në “Xing me Ermalin” nisi rubrika e quajtur “Pyetja për Rudinën”, që është parë si një lloj ironie për emisionin e pasdites.

Po Ermali Mamaqi nuk e la me aq në rrjetin social Instagram ai ka publikuar një foto të Tunës ku tregon se pa histerinë e e atye që duan të shohin vetëm njërëz në kornizë, të rrinë drejt e të flasin të shtirur.

‘Pashë histerinë e atyre që duan të shohin vetëm njerëz në kornizë,të rrinë drejtë,të flasin të shtirur, të mos qeshin shumë dhe nuk e durojnë dot një artist që të lëshojë pak veten. Por kjo është Tuna, nuk e kursen kurrë veten si në performanca artistike, si në raportin me publikun, dhe në fund është shumë më e vërtet se ata që nëpër emisione japin vetëm përgjigje për të ruajtur imazhin.
Personalisht unë e shijova shumë... edhe çifti e shijoi.
Edhe ju që bëni moral e shijuat më shumë, meqë siç e tha dhe Tuna jeni më të interesuar në hallet familjare të personazheve se sa në karrierën e tyre. Ama keq kur i fshehin, e keq kur ua shuajnë kuriozitetin.
Gabimi i vetëm i Tunës është që duke e ditur që gjithmonë figura e femrës masakrohet dhe fajësohet për të gjitha problemet familjare, ajo nuk ka frike! Nuk perpiqet të manipulojë publikun duke u shtirur, por të çarmatos me sinqeritetin, edhe atëherë kur thotë me zë gjêra qe guxojmë ti mendojmë vetëm në fshehtësi. Uroj të kem në emision më shume të ftuar të tillë’
-shkruan Ermal Mamaqi në postimin e tij.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Pashë histerinë e atyre që duan të shohin vetëm njerëz në kornizë,të rrinë drejtë,të flasin të shtirur, të mos qeshin shumë dhe nuk e durojnë dot një artist që të lëshojë pak veten. Por kjo është Tuna, nuk e kursen kurrë veten si në performanca artistike, si në raportin me publikun, dhe në fund është shumë më e vërtet se ata që nëpër emisione japin vetëm përgjigje për të ruajtur imazhin. Personalisht unë e shijova shumë... edhe çifti e shijoi. Edhe ju që bëni moral e shijuat më shumë, meqë siç e tha dhe Tuna jeni më të interesuar në hallet familjare të personazheve se sa në karrierën e tyre. Ama keq kur i fshehin, e keq kur ua shuajnë kuriozitetin. Gabimi i vetëm i Tunës është që duke e ditur që gjithmonë figura e femrës masakrohet dhe fajësohet për të gjitha problemet familjare, ajo nuk ka frike! Nuk perpiqet të manipulojë publikun duke u shtirur, por të çarmatos me sinqeritetin, edhe atëherë kur thotë me zë gjêra qe guxojmë ti mendojmë vetëm në fshehtësi. Uroj të kem në emision më shume të ftuar të tillë! @tunasejdi

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on