'Në 28 tetor, grek ose vdekje’, radikali grek paralajmëroi sulmin në Gjirokastër

Kostandinos Kaçifas, 35 vjeçari që po ndiqet nga Renea në fshatrat e Gjirokastrës, duket të jetë një ekstremist grek me bindje radikale, që e kishte planifikuar sulmin ndaj policisë shqiptare këtë 28 tetor.

Dita kur në Bularat zhvillohej një festë e qytetarëve me origjinë greke, Kaçifas kishte parashikuar “t’i çonte një mesazh” siç shkruan ai Ciprasit dhe Ramës.

Në profilin e tij në Facebook, Kaçifas ka plot mesazhe ku bën thirrje për rezistencë të grekëve në jug të Shqipërisë, të cilët i quan 'vorio-epiriotë'.

Në njërin prej këtyre, të cilin e ka shkruar ditët e fundit Kaçifas shkruan:

'Rama dhe Tsipras bëjnë plane pa  të zotët e shtëpisë.

Për një gjë të jeni të sigurt. Rinia e Vorio Epirit nuk do të qëndrojë spektatore.

Thirren të gjithë grekët e Vorio Epirit që në 28 Tetor të dërgojnë një mesazh në çdo anë.

Grek ose vdekje!'