Dalin FOTO/ Ky është greku që qëlloi policinë në Gjirokastër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Bularat të Gjirokastrës, ku një grek ka qëlluar me kallashnikov ndaj policisë shqiptare.

Në krye të fshatit Bularat, shtetasi Kostandinos Kaçifa, rreth 35 vjeç ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Menjëherë në drejtim të vendit nga vinin të shtënat kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat ishin të dislokuara në qendër të fshatit pasi do zhvillohej aktivitet me rastin e festës së Greqisë.

Kaçifa porsa ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i  mjetit të policisë.

Historiani Arben Llalla ka bërë publike fotot e greku që ka qëlluar policinë.

‘Konstandin Kacifas, njeriu i trupave speciale të ushtrisë greke qëlloj mbi policinë e Gjinokastrës. Fotot ekskluzive nga grupi i ushtarëve grekë që mbështetën Kacifas që të largohet në drejtim të Greqisë’, shkruan Llalla në Facebook.