", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Moderatorja Kiara Tito rrëfen takimin turpërues: Rashë në pusetë ndërsa ai...

Kiara ka rrëfyer për një takim të parë mjaft të sikletshëm në “Shiko Kush Luan”.

Në një nga rubrikat e emisionit të Luanës, Fifi dhe Kida pasi dëgjuan një histori të Kiarës, duhet të thonin mendimin e tyre nëse ishte gënjeshtër apo e vërtetë. Asnjëra nuk e besoi që ishte e vërtetë, mirëpo historia e Kiarës kishte ndodhur realisht.

“Kam qenë përpara disa kohësh në një takim të parë me një djalë. E veshur bukur, e kuruar në çdo detaj, e parfumosur. E kishim lënë për darkë në orën 20:00, unë arrij në orën 20:15. Parkoj makinën dhe dal. Sapo dola nga makina dhe duke ecur si seksi pa shikuar fare se ku po ecja bie në një pusetë të madhe me baltë. E shikoj veten të mbuluar nga balta dhe e bërë zhul. Kamarierët e restorantit nisën të qeshnin, ndërsa ky djali më afrohet me xhentilesë me zorrën e ujit që të më ndihmonte të pastrohesha. Për rreth 15 minuta u morëm me shpërlarjen e baltës dhe më pas nisi darka romantike. Folëm e folëm e folëm”,-tregoi Kiara.

View this post on Instagram

@kiaratito dhe sekreti i saj në një takim të parë të lënë me një djalë? #sekretet #shikokushluan

A post shared by Shiko kush LUAN (@shikokushluan) on