Breshëri kallashnikovi policisë në Gjirokastër

Incident i rëndë në fshatin Bularat në Dropull të Gjirokastrës pak minuta para festës greke në përkujtim të ushtarëve grekë të rënë në luften Italo-Greke.

Njw 35-vjeçar banor i fshatit, ka qëlluar me automatik në ajër dhe më pas në drejtim të një makine policie.

Ngjarja ka ndodhur në mes të fshatit Bularat dhe 35-vjeçari ka qëlluar në distancë me armë automatike dhe ka ikur në drejtim të paditur.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është vënë në kërkim të 35-vjeçarit i cili mendohet se ka qenë i pire.

Në fshat, 35-vjeçari njihet si person me probleme mendore. Policia ka vënë në përdorim dronë për të zbuluar ku fshihet autori.