Ish-ministri paralajmëron ndryshime në qeverinë e Edi Ramës

Largimi i Fatmir Xhafajt nga Ministria e Brendshme dhe emërimi i Sandër Lleshit, mund të sjellë shumë ndryshime.

Këtë fakt e paralajmëron një tjetër ish-ministër në qeverinë ‘Rama 1’.

Ylli Manjani shkruan në profilin e tij në Facebook se nje nga supermistrite mund të ndahet për të shtuar një tjetër post në qeverinë e Ramës.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:

Po tani?!..

Pas operacionit politik të largimit të Xhafajt nga qeveria, ndoshta më i sikletshmi për Edi Ramën, qeveria do jetë e gjitha në shërbim të partisë.

Partia Socialiste në fakt ka shumë pakënaqësi me qeverinë dhe Edi Ramën.

Ky i fundit goditi jo pak elementë elektoralë të saj.

Goditjet kanë kosto, të cilat tashmë do ti marrë mbi supe Xhafaj...

Ai do jetë ‘fajtori’ për klimën e goditjeve dhe arrestimeve që dëmtuan partinë.

Lojë e njohur kjo.

Ndërkohë qeveria do pësojë edhe ndonjë ndryshim ndoshta strukturor.

Dmth ndahet ndonjë superministri për të shtuar ndonjë socialist me përvojë politike e parlamentare ne kabinet.

Gjithçka bëhet për të qetësuar dhe mbledhur partinë...

Me këtë retush politik Rama harron skandalet dhe futet në fushatë.

Ka vetëm një problem për të zgjidhur: opozita! Çdo bëjë me të?! Si ta kthejë në parlament që të bëjë fasadën!

Kjo është çështja!!!