VIDEO/ Lenjani-show nuk mjafton, Young Boys ‘përmbys’ Sionin

Mesfushori i majtë i Kombëtares Shqiptare, Ermir Lenjani zhvilloi një 45-minutësh fantastik në kampionatin zviceran të futbollit, në sfidën mes Young Boys dhe Sionit.

Lenjani kaloi skuadrën e tij në avantazh në minutën e 17’, pasi mori një pasim mjaft të zgjuar brenda zonës dhe mposhti me lehtësi portierin e skuadrës vendase.

Gjithsesi futbollisti kuqezi u bë protagonist edhe në golin e dytë, pasi ishte një gjuajtje e tij nga distanca, e cila pasi u karambolua mes mbrojtësve të Young Boysit, përfundoi në rrjetë, duke I siguruar avantazhin e dyfishtë Sionit.

Megjithatë skuadra e Lenjanit nuk arriti të ruajë rezultatin, pasi Young Boys zhvilloi një 30-minutësh thuajse perfekt dhe arriti të shënojë plot 3 gola, duke fituar me rezultatin final 3-2.