Oscan Deniz surprizon partneren, shpenzon shumën marramendëse për të

Aktori i njohur turk, Oscan Deniz, është prej kohësh i dashuruar dhe i lumtur me bashkëshorten e tij, Feyza Deniz.

Çifti janë bërë prindër të një djali rreth 8 muaj më parë.

Edhe pse janë përfolur shpesh për krizë mes tyre, duket se vogëlushi i tyre i parë i ka afruar më shumë.

Këtë e tregon më së miri edhe gjesti i fundit i aktorit të njohur.

Ai ka shpenzuar plot 50 mijë dollarë për ta surprizuar partneren e tij.

Oscan i ka blerë asaj një makinë të tipit ‘Jeep’, pa patur asnjë arsye, vetëm se donte ta gëzonte.

Deniz është bërë i njohur si ‘Kahraman’ në serialin ‘Një pjesë e imja’ apo në rolin protagonist në ‘Nusja nga Stambolli’.