FOTO/ Jeta luksoze e Mayweather, pas orës 18 mln $ blen shtëpinë me kinema brenda

Forbes ka thënë se Maywether ka fituar rreth 1 miliardë dollarë gjatë karrierës së tij, dhe shpenzimet nuk i ka më të vogla.

Një herë bleu një makinë 4.7 milionë dollarëshe, Koenigsegg CCXR Trevita, (vetëm dy prodhime, në të gjithë botën), por ajo nuk ishte gjëja më e shtrenjtë.

Kohët e fundit tregoi me krenari një orë 18 milionë dollarëshe, të quajtur “Miliarderi”, si dhe ambicien që të blejë një ekip të NBA.

Perandoria e tij në fushën e pasurive të patundshme përfshin edhe qiellgërvishtësin 400 metra të lartë “One Vanderbilt”, në Nju Jork.

Përveç avionëve privatë që mbajnë logon e tij, një shefi kuzhine 24 orë në dispozicion, tani ka dhe një shtëpi 25 milionë dollarëshe në Los Anxhelos.

Shtëpia madhështore ka një kinema me 12 vende, rafte vere me 225 shishe, e shumë gjëra të tjera.

do të shohë ndonjë film, apo përsëritjet e ndeshjeve të veta, mund të futet te kjo kinema me plot 12 vende.

Nëpër shtëpi ka disa vende vetëm për çlodhje, me kënde divanesh, si ky këtu...

si ky tjetri me ngjyra më të errëta...

Mban 225 shishe vere, që mbrohen nga disa dyer xhami.

Mëngjesi, dreka e darka shërbehen në këtë dhomë.