FOTO/ Kaosi vazhdon edhe jashtë stadiumit në Vlorë, arbitrat shoqërohen nga policia

Pas mbylljes së sfidës në shifrat 1-1, mes Flamurtarit dhe Teutës, me futjen e gjyqtarëve në dhomat e zhveshjeve, një kaos i vërtetë ka ndodhur brenda ambienteve të stadiumit. Tuneli është rrethuar me stjuart, ka shumë nervozizëm te tifozët vlonjatë për atë gol të anuluar nga arbitrat, në sekondat e fundit.

Në ato ambiente gjendet edhe administratori Idrizi, që mundohet të qetësojë situatën. Tensioni me të cilin u mbyll ndeshja, është “trashëguar” kështu edhe në ambientet e brendshme të stadiumit.

Më pas, gjithë ajo rrëmujë në ambientet e brendshme të stadiumit, ka vazhduar edhe jashtë. Forca të shumta policie, kishin rrethuar zonën, për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Ndërkohë, edhe trupa e arbitrave është larguar me autokolonë policie nga stadiumi. Nga fotot e siguruara nga Panorama Sport, makina me targat e Lezhës, e gjyqtarit Eldorjan Hamiti, shoqëorhet nga trupa policie./ panorama