FOTO/ Ami i bën dedikim romantik Ermal Mamaqit

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë çift shumë i dashur për publikun.

Ami ka publikuar së fundi një video në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet duke vozitur në veturë.

Në sfond po dëgjohej kënga “Krejt t’i fala” nga Majk dhe Ylli Limani, e këto vargje ajo ia dedikoi Ermalit.

Kjo ngaqë në videon ku dëgjohen vargjet e Majk dhe Yllit ajo ka etiketuar Ermalin, madje i la edhe një ’emoji’ në formë të zemrës.

Ju kujtojmë Ami dhe Ermali janë prindër të dy fëmijëve, Joelit dhe Sias.