Xhafaj ‘këmbëngul’: Nuk më larguan dhashë dorëheqjen

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili u largua sot nga posti që mbante, vazhdon të ‘këmbëngulë’ në rrjetet sociale se ka dhënë dorëheqjen dhe nuk ëhstë larguar nga Rama.

Sipas tij dorëheqja lidhet me vlera njerëzore, vlera të cilat ai nuk i tregoi kur mbi të vëllain rëndoin akuzat për trafik droge dhe sot vuan dënimin në Itali.

Ja çfarë shkruan Xhafaj në twitter:

Ju jam sinqerisht mirënjohës për këto mesazhe inkurajuese. I siguroj të gjithë se dorëheqja ime është tërësisht me vullnetin tim të lirë dhe e bazuar në principe dhe vlera njerëzore e institucionale. Ajo është tërësisht respekt për veten, e për këto standarde të shenjta për mua.