'Bomba' tjetë e Juventusit, pas Ronaldos kërkon të transferojë këtë futbollist

Juventusi është padyshim, mbreti i merkatos europiane. Pas transferimit të Ronaldos, një tjetër goditje e bujshme po përgatitet nga bardhezinjtë.

Sipas “Tuttosport”, në janar, Juventusi do firmosë me portierin spanjoll të Mançester Junajtid, David De Gea.

Atij po i mbaron kontrata me klubin anglez dhe mund të kalojë në Itali si futbollist i lirë, por tani problem kryesor është paga e tij.

De gea kërkon një pagë sezonale prej 20 milionë eurosh.

Pas Kristiano Ronaldos, i cili përfiton 30 milionë euro në sezon, futbollisti më i paguar i Juventusit është Paulo Dybala, paga e të cilit është rreth 7 milionë euro.

Megjithatë, Juventusi mund të pajtohet të paguajë një pagë të tillë, për shkak të ndikimit që De Gea do të ketë në bilancin e tyre.