Uanda: Nëse ndodh kjo, Ikardi do më lërë

Bashkëshortja e Mauro Ikardit, Uanda Nara ka treguar së fundmi se është shumë e lumtur me argjentinasin.

Megjithatë, ajo tregon gjithashtu se me fëmijët e kanë mbyllur dhe nuk do kenë një fëmijë tjetër në të ardhmen.

Uanda shprehet:

Unë i adhuroj fëmijët dhe nëse do të ishte për mua do të bëja edhe të gjashtin. Gjithsesi, këtë argument e kemi mbyllur, e kemi biseduar me Mauron që nuk do të bëjmë më fëmijë, ndryshe ai do të më lërë mua dhe të gjithë familjen. Pastaj, ai nuk ka dashur kurrë një djalë, sepse sipas tij mbiemri Ikardi mund ta kushtëzonte në jetë.

I adhuron vajzat dhe është shumë i durueshëm me to, por edhe me të gjithë, një cilësi që mua më mungon. Ikardin e kërkon Barça dhe Reali? Jo, ai është kapiteni dhe do të qëndrojë tek Interi. Një notë si lojtar, në rangun e menaxheres së tij? Po them me bindje që është numri 9 më i fortë në botë për momentin”.