Inter refuzon 75 mln eurot e Man United për yllin e ekipit

Inter raportohet të ketë refuzuar 75 mln euro nga Manchester United për qendërmbrojtësin Milan Skriniar.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Jose Mourinnho është i vendosur për të përforcuar prapavijën e tij në Old Trafford.

Ai ka piketuar Skriniar dhe i ka thënë klubit të investojë 75 mln euro për të, por mesa duket nuk ka mjaftuar për Inter.

Kjo shifër është dyfishi i asaj që e mori skuadra italiane gjatë verës së 2017-ës.

Mbrojtësi sllovak është vetëm 23 vjeç dhe gjithashtu mund të luajë mesin e fushës.

Ai ka një kontratë deri më 2022 në San Siro, por Inter është duke negociuar për një rinovim që mund të vijë brenda vitit.